Policia vret me breshëri plumbash adoleshentin që po i “kercënonte” me pistoletë lodër

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 11:02 | Nga

Policët amerikane kanë qëlluar disa herë me armë një adoleshent në parkingun e shkollës, së mesme nën dyshimet se ishte i armatosur, por më vonë zbuluan se mbante thjesht një pistoletë lodër.
Zyrtarët, emrat e të cilëve ende nuk janë zbuluat, iu përgjigjen një telefonatë urgjente në një shkollën në San Diego rreth orës 3:30 të shtunën.

Kur arritën në parkingun e shkollës, oficerët panë një djalosh i cili “nxori një pistoletë” nga brezi ia drejtoi njërit prej oficerëve, shkruan “Fox News”.

Pavarësisht nga thirrjet e vazhdueshme që djali tu jepte “armën”, ai nuk pranoi të zbatonte kërkesat, duke bërë që policia të hapte zjarr.

“Te frikësuar për sigurinë e tyre, të dy oficerët gjuajtën me armë drej adoleshentit dhe e goditën disa herë”, deklaroi departamenti i policisë së qytetit , duke shtuar se ka nisur një hetim të posacëm

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme