Policia vret personin që ka shtënë me armë zjarri në Strasburg

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Policia franceze ka vrarë burrin që ka kryer sulmin në një Treg Krishtlindjesh të martën në Strasburg, ka njoftuar ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.

Një njësi policore teksa ka kontrolluar rrugët në Strasburg ka identifikuar sulmuesin, Cherif Chekatt dhe e ka qëlluar për vdekje, pasi ai ka shtënë drejt policisë.

Deri më tani tre persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave në këtë treg, dhe shumë tjerë janë të plagosur rëndë.

Chekatt, 29 vjeçar ka pasur një seri të dënimeve penale në Francë dhe Gjermani, si dhe është bërë islamist radikal në burg.

Ministri i brenshëm francez ka thënë se tre zyrtarë policorë kanë identifikuar sulmuesin rreth orës 21:00 të enjten mbrëma.

Përveç Chekatt edhe pesë persona tjerë janë arrestuar lidhur me këtë sulm. Në mesin e tyre gjenden prindërit e sulmuesit dhe dy vëllezërit e tij.

Kryetari i Strasburgut, Roland Ries ka thënë se gjetja e sulmuesit nënkupton se njerëzit e shqetësuar të këtij qyteti tani do të mund t’i kthehen jetës normale.

Pas sulmit të së martës, prokurori francez, kundër-terrorizmit, Rémy Heitz, ka thënë se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”) teksa ka shtënë më armë zjarri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme