Politika bllokon Kosovën

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 08:12 | Nga

Kriza në vendimmarrje në Kuvend është demonstruar të mërkurën.

Asnjëri kamp politik nuk ka mundur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara iniciativat rreth dialogut me Serbinë – pushteti nuk e ka vënë fare në votim propozimin e Qeverisë për delegacionin negociator, e opozita ka dështuar ta sigurojë kuorumin për rezolutën që synon t’ia ndalojë presidentit Hashim Thaçi t’i negociojë me Serbinë kufijtë e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Kjo bllokadë ka ndodhur vetëm dy ditë para se të realizohet në Bruksel takimi i tretë i fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, në të cilin presidenti Thaçi ka paralajmëruar se do ta shtrojë si propozim “korrigjimin e kufijve”.

Për në orët e pasdites ishte ftuar vazhdimi i seancës së thirrur nga Qeveria, që ka nisur një ditë më parë. Por nuk është zhvilluar. Kjo, për shkak se opozita e ka bojkotuar, ndërkaq deputetët serbë kanë vendosur ta dëgjojnë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili i ka urdhëruar të mos votojnë pro delegacionit negociator, në krye të të cilit Qeveria e ka propozuar Fatmir Limajn, meqë ai pranon të negociojë vetëm me Thaçin. Pas kësaj situate, me kërkesë të Qeverisë, seanca është shtyrë për një ditë tjetër..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme