50% e qytetarëve të interesuar për politikën, mbi 70% konsiderojnë se Qeveria ndërhynë në biznese

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung kanë prezantuar rezultatet e anketës “Mendësia e qytetarëve kosovarë rreth pyetjeve politike”, raporton Ekonomia Online.

Leonora Kryeziu, nga PIPS tha se të dhënat mund të iu hyjnë në punë partive politike ngase paraqesin pikëvështrimet e qytetarëve.

“Anketa vjen si pjesë e punës tonë dhe ofron të dhëna kredibile që do t’iu hynin në punë partive politike, studiuesve. Raporti tregon pikvështrimet e qytetarëve”.

Butrint Berisha, nga PIPS, tha se janë anketuar 800 qytetarë nga 38 komunat në vend. Sipas rezultateve del se 77% e tyre besojnë që Qeveria ndërdyjnë në biznese.

Përderisa 55% e tyre kanë deklaruar se votojnë gjithmonë, ndërsa 50% thonë se janë të interesuar për politikën.

“Anketa është e ndarë në pyetje shteti dhe ekonomia dhe pjesa e dytë janë të orientuara pyetjet për politikën. Anketa është organizuar në 38 komuna dhe janë anketuar 800 qytetarë të Kosovës”.

“Një përqindje 77% e kanë cilësuar ndërhyrjen e Qeverisë në biznese. A mendoni që aborti duhet të jetë i ndaluar me ligj 77% kanë thënë që po. 56% kanë deklaruar që njerëzit duhet ta praktikojnë fenë. Te pyetjet për politikën, 55% kanë deklaruar se votojnë gjithmonë. Se sa janë të interesuar për politikë, 50% janë deklaruar që po”.

“Pjesa dërrmuese e anketuarve kanë deklaruar se nuk janë anëtar i një subjekti politik. 18% kanë deklaruar se janë të majtë, 27% janë të djathtë. Tk AAK 14 % e kanë parë të majtë dhe 30%të djathtë. LDK 21% e kanë cilësuar të majtë dhe 31 % të djathtë, PDK e kanë cilësuar si 31% të djathtë, VV 31% e kanë konsideruar të majtë, 19 % si të djathtë”. 

Granit Tërnava, nga KAS tha se qytetarët kanë qëndrime mikse mes të djathtës dhe majtës, raporton EO.

“Unë besoj që qytetarët kanë tendencë për politikë të majtë sesa të djathtë. Një pjesë e këtyre të dhënave do të duhej të ngrisnin vëmendjen e publikut se ka duhet të drejtohet diskursi publik. Qeveria e re që është e majtë duhet ta ketë parasysh për ta arritur një përshpejtim ekonomik dhe nuk duhet të shihen ndërmarrësit ndryshe”.

Të ngjashme