A do të vijë Kadri Veseli në varrimin e babait të tij

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Sot ka vdekur Fazli Veseli, babai i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ndodhet në Hagë tash e disa muaj.

I ndjeri do të varroset në orën 19:00 në vendlindjen e tij në Broboniq të Mitrovicës, raporton Klan Kosova.

Por a do të vijë Veseli në varrimin e babait të tij?

Klan Kosova ka pyetur Dhomat e Specializuara për këtë çështje, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Ish-kryekuvendari për herë të fundit erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij gjatë kohës sa ishte në një spital në Mitrovicë me  2 maj.

Të ngjashme