AAK-ja kundër mbylljes totale, thirrje Qeverisë të rishikojë masat

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kundërshtuar mundësinë e një mbyllje totale për menaxhimin e pandemisë. Deputetët e kësaj partie kanë kërkuar nga Qeveria që të rishikohen masat, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitja, thotë se grupi i tyre parlamentar do të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një konferencë për medie i ka bërë thirrje edhe deputetëve tjerë që ta votojnë këtë projektligj.

“Unë dua të besoj që ekziston numri i mjaftueshëm për ta kaluar këtë ligj. Qytetarët do të duhet ta ndjejnë ndihëm e shtetit të Kosovës. Pra meqë ekzistojnë mundësitë për të përkrahur gastronominë dhe bizneset, Qeveria duhet t’i shfrytëzojë të gjitha alternativat para se ta dërgoj vendin në mbyllje totale”.

Reshitaj i ka bërë thirrje Qeverisë që shqyrtoj mundësi tjera dhe jo të mbyll tërë vendit.

Ajo tha se kuptojnë situatën aktuale me pandeminë, por ka thënë se është momenti të reflektohet për situatën ekonomike në vend.

“E kuptojmë situatën që po kalon Kosova, por është moment i rëndësishëm të reflektojmë për ekonominë e vendit”.

“E kuptojmë shqetësimin e numrit të rasteve por konsiderojmë që ne si pjesë e politikës duhet të shfrytëzojmë të gjitha alternativat para se të shkojmë në mbyllje totale”, tha Reshitaj

Ndërsa deputeti Arëbër Tolaj, ka thënë se duhet të rishikim të masave për menaxhim të pandemisë.

“Jemi kundër mbylljes totale dhe i bëjmë thirrje Qeverisë t’i rishikojnë të gjitha masat. Duhet të rishikohen masat që të kemi menaxhim edhe përkundër rritjes me Covid. Pra ekonomia është e dëmtuar dhe e brishtë”, tha ajo.

Të ngjashme