AAK-ja paraqet programin për zgjedhje lokale – Haradinaj: Prishtinën duhet ta udhëheq një trim si Dauti

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbledhur anëtarë, bashkëpunëtorë dhe simpatizantë të saj për të prezantuar programin për Prishtinën dhe kandidatin për kryetar Daut Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj me këtë rast u shpreh se vëllai i tij do të fitojë zgjedhjet me 17 tetor dhe do ta udhëheq kryeqytetin, ngase siç tha ia Dauti e ka përvojë dhe guximin e nevojshëm.

Ai mes tjerash tha se Prishtinën nuk mund ta fitojë një person i thjeshtë, por një person që punon fort dhe trim si Dauti.

“Shumë i dashur vëlla Daut, Prishtina ka rrënjë të thella sepse rrënjët e thella dhe të mira kam pasur fatin t’i njoh edhe unë e këto rrënjë i ka me traditë. Prishtina ka shumë shpirt dhe nuk e ka humbur edhe në kohën e bombardimeve, ka prishtinali të suksesshëm, ka gjak të ri sepse i vjen nga e gjithë Kosova”.

“Prishtina është gati dhe kurrë më gati nuk ka qenë. Daut Haradinaj ka dije dhe intelekt dhe guxim, i cili qysh në moshë të re ka qenë krah për krah me Adem Jasharin”, tha Haradinaj.

Selim Selimi nga kjo parti, ka prezantuar punët që gjatë kësaj kohe kanë bërë në terren.

“Jemi këtu për Prishtinën, kemi dëgjuar dhe mobilizuar, kemi bërë punë ekipore shumë të madhe sportistë me renome, ambientlistë dhe punëtorë të ndershëm dhe krejt kjo punë e ka emrin Daut Haradinaj”.

“…ai na mblodhi dhe na dha forcën me një guxim dhe qëndrueshmëri i cili na dha vendosshmëri dhe sakrificë. E tërë kjo do ishte e pamundur të bëhej pa të gjithë së bashku”, tha Selimi.

Përderisa në prezantimin e programit mediet nuk u lejuan të jenë prezentë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme