Abazi: Edhe BE-ja e pranon që kushtet për liberalizim janë plotësuar

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 14:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave nuk do të duhej të diskutohej përderisa janë plotësuar kushtet, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Abazi shtoi se edhe parlamenti evropian e pranon se të gjitha kushtet janë plotësuar e se nuk është e vërtetë që Qeveria nuk ka lobuar për liberalizimin.

“Nuk ka gjë më problematike që i gjithë parlamenti të diskutojë për një proces që e kemi merituar me vite të tëra. Nëse kjo rezolutë e ka analizën se do ta ndihmojë këtë çështje do të ishte mirë të  pyesim se në çfarë forme ndihmon kjo rezolutë ”.

“Është e pavërtetë që nuk kemi bërë punë sa i përket lobimit. Edhe vetë parlamenti evropian e pranon që të gjitha kushtet janë plotësuar. Kosova ka nevojë për vendim të prerë për liberalizmin e vizave ”.

Të ngjashme