Abbott, Konjufca e Kurti nënshkruajnë memorandum, britanikët monitorojnë rekrutimin në pozita të larta

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 09:55 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori britanik Nicolas Abbott, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online.

Nëpërmjet këtij Memorandumi palët u pajtuan që të bashkëpunojnë për mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në rivendosjen e besimit në institucionet publike duke avancuar zbatimin e proceseve të rekrutimit, siç përcaktohet me legjislacionin përkatës në fuqi. 

Mbështetja britanike do të ndihmojë në funksionalizimin e sistemit të ri të rekrutimit për kategoritë e larta drejtuese, monitorimin dhe vendosjen e standardit të ri për proceset e rekrutimit në emërimet publike në Kosovë, si dhe përmirësimin e kapaciteteve të institucioneve publike.​

Të ngjashme