Abdixhiku: Fati i Republikës është në duar të Beogradit

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 16:42 | Nga

Analisti Lumir Abdixhiku, ka komentuar tërheqjen e demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai është shprehur se tërheqja e demarkacionit nuk ka ardhur për shkak të presionit qytetar, por nga presioni i Listës Srpska.

“Po çfarë presioni qytetar?! Për cilin presion po flisni?! Ishte presioni i Listës Serbe – i drejtuar nga Beogradi – që bëri tërheqjen e demarkacionit sot. Ditën e parë që do të bëhen votat e tyre, po u bënë ndonjëherë, do të kthehet sërish në votim.

Kjo s’është ditë për festë, është ditë për vajtim e trishtim. Fati i Republikës është në duar të Beogradit”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur fitore historike tërheqjen e demarkacionit nga rendi i ditës. Madje, kjo lëvizje tërheqjen e demarkacionit ja ka dedikuar presionit qytetar, duke thënë se “më shumë u dëgjua zëri i qytetarëve sesa i deputetëve në sallë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme