Abdixhiku i kërkon zgjidhje kryeministrit

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 14:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e kanë përdorur praktikën e 3+3-shit, sepse siç thotë i pari i LDK-së, nuk dihet çfarë do të ndodhë me luftën në Ukrainë, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka lutur Kurtin që të mos komplikojë çështja e thjeshta, teksa i kërkoi edhe propozime nga qeveria e tij.

“Kompleksiteti dhe ndërlikueshmëria e bëjnë problemin më të madh. Sot, naftën e ke caktuar të jetë 1.89 euro dhe je duke i marrë 60 centë TVSH e akcizë. Ti mund të vendosesh ta heqësh TVSH-në e akcizën, dhe nafta mund të jetë 1.39 euro. Pse po e komplikon një gjë të thjeshtë? Tatimi është i njëjtë, por barra më e madhe. Tash nafta është bë 1.89, je t’u marrë më shumë, pa nevojë. Po flasim për lëndën e parë. Shtrenjtohet nafta 10 centë, shtrenjtohen qindra produkte të tjera dhe nuk mund t’i luftosh. Dhe 3+3 sepse të gjitha vendet e BE-së e kanë bërë një gjë të tillë. Ne nuk e dimë a do të përfundojë lufta, çfarë do të ndodhë. Jepeni ju një propozim. Këtu është Kuvendi, këtu është vendi”, deklaroi Abdixhiku.

Të ngjashme