Abdixhiku: Tre ministra janë me aktakuza, Haradinaj ka veç fjalë për drejtësi

Prishtinë | 13 Pri 2018 | 13:32 | Nga

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se Kosova udhëhiqet nga njerëz që kanë vetëm fjalë për drejtësi. Sipas tij, rreth vete mbajnë njerëz me aktakuza për krim e ndikim parapolitik. Ai përmend aktakuzat e tre ministrave, një deputeti dhe një këshilltari që deri më tani nuk kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbajnë.

“Niveli përfaqësues i yni s’ka qenë kurrë më i ulët se kaq”, shkruan Abdixhiku.

Thotë se krimi trajtohet si i zakonshëm.

“Me aktakuzë për kapje e korrupsion janë 3 ministra të Qeverisë, 1 deputet dhe 1 këshilltar i Kryetarit të Kuvendit. Deri më tani asnjë dorëheqje, asnjë shkarkim, asnjë përgjegjësi. Krimi trajtohet si krejt i zakonshëm.

Udhëhiqemi nga njerëz që gojën e kanë plot me fjalë për drejtësi, por rreth vete mbajnë njerëz me aktakuzë për krim e ndikim parapolitik”, përfundon Abdixhiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme