Abrashi e quan aktgjykim skandaloz dhe gabim amator vendimin e Kushtetueses

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Arban Abrashi, ish-kandidat për kryetar të Prishtinës, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ankesën e tij në lidhje me zgjedhjet komunale në kryeqytet.

Ai e cilësoi vendimin e Kushtetueses si politik, dhe tha se ky institucion “ra në kurthin e politikës dhe iu dorëzua presionit”.

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi tha se ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të konstatojë në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës shkeljen e të drejtave zgjedhore dhe jo atë që thuhet në vendimin e Gjykatës, që, sipas tij, është skandaloze.

Më poshtë postimi i plotë:

Si shoqëri e kishim një mundësi për ta ndryshuar dhe rikthyer besimin në institucione. Sidoqoftë, jo të gjitha palët vendosen të luajnë me duar të pastra. Politika vendosi të kundërtën, kurse institucionet e pavarura ranë në kurthën e politikës dhe i’u dorëzuan presionit.Disa gabime të akvendimit skandaloz janë më poshtë:Me nenin 112 të Kushtetutës përcaktohet e drejta e Gjykatës Kushtetuese për të intepretuar nëse ligjet jane në përputhshmëri me Kushtetutën.Në rastin tim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se aktgjykimet e aktvendimet e Gjykatës Supreme nuk janë në kundërshtim me nenet 45 dhe 54 të Kushtetutes. Kjo përbën skandal në vete, e ky skandal e kjo praktikë nuk haset në asnjë gjykatë kushtetuese kur vendos për ankesat individuale, por as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.Unë kam kerkuar nga Gjykata Kushtetuese që të konstatoj në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutes shkeljen e të drejtave të mia zgjedhore, e jo të më tregoj nësë aktgjykimi dhe aktvendimi i Gjykatë Supreme kanë shkelur nenet 45 dhe 54 të Kushtetutës. TURP!E nderuar Gjykatë, në rast se nuk ke kuptuar: Unë nuk kam kërkuar interpretimin e përpuethshmërisë së ligjit me Kushtetuten, por kam ngritur kërkesën time kundër nje autoriteti publik për cenim të lirive dhe të drejtave të mia kushtetuese. Me këtë rast kërkoj nga i gjithë komuniteti juridik vendor e ndërkombëtar profesional që të hapet debat për këtë aktgjykim skandaloz.Hartimi i një aktgjykim me shumë faqe, nuk nënkupton e kamuflon fshehjen e pazarit. Ky aktgjykim skandaloz, përfshin gabime amatore që vetëm letra i duron, por asnjëhere ndërgjegjja e rregullat e profesionit. Mendoni pak për Kosovë, e të rinjtë qe me me mendje janë jashtë saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme