Agim Bahtiri thotë se do ta lërë politikën “kur ta bashkojë Mitrovicën”

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahti ka thënë sot se do ta lë politikën për t’iu kthyer familjes së tij në Holandë.

Ai ka thënë se i ka mbetur vetëm ta bashkojë Mitrovicën e në fund të mandatit, të kthehet atje ku ka pjesën më të madhe në familjes.

Nga atje, siç ka thënë ai, do të kthehet vetëm nëse populli kërkon që ai të jetë kryeministër apo president.

Ai me bindje ka folur se Mitrovica do të bashkohet këtë vit dhe ai do të jetë kryetar i Mitrovicës. Në fakt, Bahtiri ka thënë se ai edhe tash është kryetar i veriut të Mitrovicës që deri para dorëheqjes është udhëhequr nga Goran Rakiq.

“Sigurisht se jam kryetar i pjesës më të madhe të veriut edhe në pjesën ku e ka udhëheq Rakiqi, një pjesë bukur të madhe”, ka thënë Bahtiri.

Të ngjashme