Ahmeti: LDK-ja dhe VV-ja i kanë dy vende të rezervuara në delegacionin shtetëror

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 11:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryenegociatori në bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti pas takimit që ka pasur me krerë të lartë shtetëror të Kosovës, tha se delegacioni dhe krejt institucionet duhet të funksionojnë njëzëri, raporton Ekonomia Online.

“Nga të gjithë krerët kemi marr dokumentacionet e nevojshme, do ti prekim të gjitha temat siç janë dëmet e luftës, të zhdukurit dhe pronat, janë çështje që duhet të përmbyllën. Kam kërkuar vetëm një gjë, ne duhet të flasim me një zë, nuk ka takime që duhet ti mbajmë individualisht, duhet të kemi një zë për pikat që përfaqësojnë”, tha Ahmeti.

Ai tha se delegacioni është ftuar në Bruksel me 8 janar dhe do të informojnë lidhur me atë se si është përgatitur platforma.

“Në funksion të kësaj sot nuk është arrit pajtueshmëri e plotë dhe kjo nuk arrihet menjëherë. Vendimet të cilat i merr edhe qeveria edhe presidenti do të jenë shumë më të fuqishme se sa vendimet individuale. Me 8 janar delegacioni është ftuar në Bruksel me lehtësuesit e delegacionit dhe do të informojmë me atë se si është përgatitur platforma”, tha Ahmeti.

Lidhur me bojkotin e LDK-së dhe VV-së, Ahmeti tha se të dy partitë kanë një vend të rezervuar në delegacion.

“VV dhe LDK i kanë dy vende të rezervuara në delegacionin shtetëror. Ne sot me z.Limaj do të ju dërgojmë letër VV-së dhe LDK-së që ti informojmë lidhur me zhvillimet dhe vendimet e delegacionit”, tha ai.

Ndërkaq lidhur me kundërshtimet e presidentit dhe kryeministrit lidhur me territore ai tha se do të arrin marrëveshje të përbashkët, raporton EO.

“Unë nuk e di që kanë qëndrime të ndryshme kryeministri dhe presidenti. Ne duhet të jemi njëzëri dhe sa i përket Kosovës, ne do ti mbrojmë interesat e shtetit tonë. Do të krijohet edhe më tutje edhe bindje më e madhe. Ajo çka dëgjova sot nga kryeministri dhe presidenti ata do ta mbështesin delegacionin”, tha Ahmeti.

Lidhur me atë se a do të jetë “shef” presidenti në delegacion, ai tha se ai nuk është shef i tij as në këto takime e as në takimet jashtë vendit.

“Është president i shtetit, edhe pse unë se kam votuar. Ne jemi kundërshtar politik, por ky është interes i shtetit. Nëse nuk mund të ulemi me kundërshtarët tanë politik në Kosovë s’kemi çka shkojmë në Serbi. Nëse flasim për territore ne e kemi kushtetutën dhe s’mund të dalim nga kjo.  Nëse unë gjykohem për një fotografi me Kadri Veselin kjo nuk do të jetë e rëndësishme a humb vota për shkak se interesi i vendit është më i madh”, tha Ahmeti.

Të ngjashme