Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk shkuan fare në BIK për ta uruar Kurban Bajramin

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për herë të parë thyen traditën dhe nuk shkuan fare në ditën e Kurban Bajramit në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Që nga paslufta ka qenë traditë që krerët e institucioneve të Kosovës dhe të subjekteve politike, festën e Fitër Bajramit por edhe atë të Kurban Bajramit të vizitojnë Bashkësinë Islame dhe nga aty të përcjellin urimet për të gjithë besimtarët.

Njësoj krerët institucional dhe politik veprojnë edhe në festën e Krishtlindjes ku vizitojnë Katedralën Nënë Tereza dhe kjo traditë ka ndikuar në mesazhin e tolerancës ndërfetare që mbretëron në Kosovë.

Kjo traditë për herë të parë është thyer të martën për Kurban Bajram ku dy njerëzit më të pushtetshëm në Kosovë vendosën që mos ta vizitojnë Bashkësinë Islame pa dhënë ndonjë arsye.

Megjithatë në BIK dje ishin kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe liderët e partive politike opozitare si Memli Krasniqi nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK, Ramush Haradinaj nga AAK dhe personalitete tjera.

Të ngjashme