Albin Kurti refuzon ftesën e Presidentit, nuk është në Prishtinë

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 11:33 | Nga Albanë Hajdari

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Hashim Thaçi për takim.

Nga VV-ja kanë bërë të ditur për Ekonomia Online se ftesa e Thaçit ka arritur orës 11:00, e se Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin.

Ngase Kurti ndodhet jashtë Prishtinës, duke shtuar se ai së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti”.

“Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thuhet në përgjigjen e VV-së për EO.

Presidenti Thaçi e ka ftuar Kurtin për takim në ora 13:30.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme