Ambasadori Minxhozi: Kosova e Shqipëria të heqin barrierat, t’i qasemi integrimit në BE

Gjilan | 07 Maj 2018 | 13:20 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasador i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, tha se Kosova e Shqipëria  duhet që të heqin barrierat në mënyrë që të mundësohet integrimi në Bashkimin Evropian (BE), raporton Ekonomia Online.

Minxhozi në “Edicionin e 5-të të shkollës pranverore për diplomatë të rinj”, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme shtoi se jemi vende shumë të vogla, sa gjysma e Parisit, prandaj edhe duhet të mendojmë bashkërisht.

“E shoh që shqiptarët në përgjithësi e kanë një tok të rëndësishëm në rajon për t’i dërguar proceset përpara. Mirëpo paqja dhe ekonomia shkojnë sëbashku. Jemi vende shumë të vogla, jemi sa gjysma e Parisit. Më pak barriera, më pak mentalitet dhe duhet të mendojmë si një vend i zhvilluar dhe t’i qasemi Bashkimit Evropian”.

Sipas tij, vendet e rajonit duhet të zhvillohen aq sa të rinjtë të mos kenë dëshirë ta dalin nga vendi, por të shkollohen e të kontribuojnë në vendin e tyre.

“Të rinjtë dëshirojnë të shohin një të ardhme të ndritur diku tjetër por duhet ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e vet. Ata e shohin një të ardhme në Gjermani, por pse të mos e ndërtojnë një Gjermani në Kosovë ose në Shqipëri”.

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se temat e mëdha si demarkacioni e asociacioni po i imponohen Qeverisë dhe nuk po e lënë të merret me temat e brendshme.

“Temat e rëndësishme po na imponohen si Qeveri. Arsyeja e largimit të qeverisë së kaluar ka qenë pikërisht marrëveshja me Malin e Zi. Ne si shoqëri jemi marrë shumë më të. Ndoshta është mirë qe edhe unioni evropian edhe fqinjët me na dhënë pak më shumë krahë në mënyrë qe qeveritë e këtij vendi të merren me agjenda të qytetarit dhe të mos ballafaqohen me tema siç është edhe asociacioni i kominave serbe, e cila prapë do të ndikojë që qeveria të jeta në krye të gazetave. Mirëpo kjo qeveri është e guximshme dhe do të ja dal.

“Në mënyrë që ne të merrmi me çështje të brendshme do të ishte mirë që edhe ju nga jashtë t’i thirrni liderët dhe tu thoni të merren me çështje të brendshme si ambienti shëndetësia arsimi. Sa i përket zhvillimit ekonomik janë bërë disa hapa siç është termocentralin ri i cili i siguron Kosovës energji të lirë elektrike. Pastaj po presim që këtë vit po presim liberalizim të vizave sepse jemi shoqëri e bllokuar. Jemi në fazën e anëtarësimit në Interpol në UNESCO”.

Ai tha se lufta kundër korrupsionit është përkushtim i vazhdueshëm i i institucioneve, raporton EO.

“Si kusht nga BE për luftimin e korrupsionit ne e kemi edhe përkushtim që të kemi një shoqëri pa probleme”, tha ai.

Beqir Ismaili, drejtor gjeneral i Akademisë Diplomatike të Kosovës, tha se lëvizja e lirë e qytetarëve kosovarë do të hapte dyert që vendet e botës të njohin rinin dhe kapacitetin që ka Kosova.

“Çdo shtet ka sfidat e veta por me ndihmën e shteteve demokratike ka arritur me tejkalua shumë sfida dhe probleme deri tani, por duke vazhduar të ec përpara njeriu duhet të jetë i lirë. Nëse ne nuk mund të lëvizim jashtë atëherë si mund të përcjellim mesazhin që vendi jonë është i lirë dhe se mund të investohet. Kosova në krahasim me vendet tjera për një kohë të shkurt kemi arritur”.

“Ndërkaq për investime, ka shumë investitor që duan të investojnë mirë prapë ekzistojnë vizat. Ne jemi në zemër të Ballkanit. Besoj dhe shpresoj që shumë shpejt do të vije lëvizja e lirë”, tha ai.

Nabil Ayad, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, tha se Kosova duhet të krijoj kushte dhe të bind vendet tjera që ta njohin pavarësinë.

“Kam punuar me ministrin për të bindur vendet që ta njohin Kosovën. Duhet të arrijmë numrin magjik prej 130 vendeve ta njohin. Vendet që kanë probleme brenda tyre vendet si Kanada, Mbretëria e Bashkuar, Turqia që kanë probleme të brendshme ku një pjesë dëshiron të pavarësohet e kanë njohur Kosovën për arsyen se e kanë kuptuar se Kosova dëshiron paqe. Ajo që duhet të bëjmë ne është t’i shikojmë aspektet pozitive të Kosovës dhe ta rindërtoj Kosovën”, tha ai.

Të ngjashme