Anulohet konferenca për medie e Presidentit Thaçi

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

E përditësuar: Për shkak se Samiti i Zagrebit, i cili po mbahet online, po zgjatë më shumë se që ishte planifikuar, anulohet konferenca e presidentit Thaçi e paralajmëruar për sonte në orën 19:00.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie e insitucionit të Presidentit.

“Anulohet konferenca e presidentit Thaçi e paralajmëruar për në orën 19:00. Për shkak se Samiti i Zagrebit, i cili po mbahet online, po zgjatë më shumë se që ishte planifikuar, anulohet konferenca e presidentit Thaçi e paralajmëruar për sonte në orën 19:00. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në komunikatë.

Presidentit Thaçi mban konferencë për medie në ora 19:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur një konferencë për media, të cilën do ta mbajë në orën 19:00.

Sipas njoftimit të presidencës, kreu i shtetit në këtë konferencë, do të flas rreth Samitit të Zagrebit, i cili po zhvillohet online.

Njoftimi i presidencës:

Presidenti mban konferencë për media në orën 19:00

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas përfundimit të Samitit të Zagrebit, i cili po mbahet online, në orën 19:00, do të mbajë konferencë për gazetarë.

Vendi: Hapësira në hyrje të Presidencës;

Mirëpresim ekipet tuaja!

Të ngjashme