Arijeta Selimi bëhet pjesë e VV-së

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se pjesë e kësaj partie është bërë Arijeta Selimi.

Kurti tha se ajo ka diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe pranë Universitetit shtetëror të “Qirili dhe Metodi” në Shkup, kurse magjistraturën e ka përfunduar për Administrim Publik dhe Shkenca Politike – Drejtimi Diplomaci pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

“Gjatë viteve të luftës 1998-1999, mund ta keni parë, e mund të mos e keni njohur – siç thuhet. Asokohe, Arijeta Selimi po punonte për UNHCR-në në Shkup, ku po asistonte në teren, në përkrahjen e refugjatëve, bashkimin e tyre familjar, furnizimin me ushqim, përkujdesjen e tyre për strehim e vendbanim dhe nevoja sanitare”.

“Pas luftës, Arijeta ka punuar në sektorin financiar dhe komercial në Maqedoni deri në vitin 2005 kur edhe fillon të punojë në kabinetin e Kryetarit të Shkupit z. Trifun Kostovskit. Arijeta ka diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe pranë Universitetit shtetëror të “Qirili dhe Metodi” në Shkup, kurse magjistraturën e ka përfunduar për Administrim Publik dhe Shkenca Politike – Drejtimi Diplomaci pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Ajo ka lindur në Chambery të Francës, por pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Maqedoni. Arijeta Selimi si atdhetare dhe profesioniste iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme