Azem Vllasi ka një porosi për qeverinë e re

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse faza finale e procesit të dialogut, prej fillimit, është udhëhequr nga presidenti i Kosovës, avokati Azem Vllasi ka konsideruar se negociatat tash e tutje duhet të udhëhiqen nga një ekip, ku kryeministri bashkëvepron me presidentin.

Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, Kosova shkon në bisedime me një strategji të mirëfilltë dhe nuk lejon që asnjë marrëveshje të nënshkruhet pa u aprovuar paraprakisht në Kuvend.

Tërësia territoriale, kufijtë e caktuar, sistemi i rregulluar i brendshëm dhe rendi kushtetues janë katër pika që e përbëjnë një shtet, për të cilat nuk duhet as të diskutohet me Serbinë në procesin e negociatave.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” avokati i njohur Azem Vllasi, i cili ka thënë se deri tash dialogu ka shkuar vetëm në favor të Serbisë, pasi pala kosovare ka rrëshqitur në tema të brendshme të vendit, nga të cilat, siç është shprehur ai, më e keqja ka qenë Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Teksa ka komentuar paralajmërimet për kompromis të dhimbshëm Kosovë – Serbi, Vllasi ka thënë se pala serbe duhet të sqarojë se çka nënkupton me “zgjidhje kompromisi”, pasi duhet të dihet qartazi që nuk mund të ketë kompromis për statusin shtetëror të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme