Bashkatdhetarët e përcjellin seancën e Kuvendit – Konjufca: Jeni të mirëseardhur gjithmonë

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i bashkatdhetarëve kanë përcjell nga afër punimet e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Disa deputetë janë takuar me ta për tu sqaruar më shumë për punë dhe duke iu uruar mirëseardhje.

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës Glauk Konjfuca, ka falënderuar bashkatdhetarët për vizitën e tyre, derisa u shpreh se janë të mirëseardhur gjithmonë.

Edhe deputeti i VV-së Enver Dugolli i ka falënderuar ata për vizitën, derisa shtoi se i pret angazhim dhe punë e madhe pasi që kanë marr edhe besimin e tyre.

Ndërsa mërgimtari Faik Makolli tha se dëshira e tij më e madhe është që ta sheh Kosovën duke përparuar, raporton EO.

Kjo është dita e dytë që bashkatdhetarëve i është mundësuar të vizitojnë Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme