Bashkëshorti i Albulena Haxhiut kandidat i VV-së për kryetar të Malishevës

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Malishevë, ka njoftuar se delegatët e Këshillit të kësaj qendre kanë zgjedhur Alban Krasniqin kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Krasniqi është njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë të Malishevë, të dashura aktiviste dhe aktivistë, ju njoftojmë se sot, delegatët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Malishevë përmes një procesi demokratik kanë zgjedhur kandidatin për kryetar të Komunës së Malishevës, si dhe kanë zgjedhur edhe kandidatët për Kuvendin Komunal.

Nga ky proces zgjedhor delegatët e Këshillit të Qendres i kanë dhënë besimin kandidatit Alban Krasniqi që t’i prijë garës për fitoren e madhe të Lëvizjes në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.
Na priftë e mbara!”.

Të ngjashme