Biznesmeni i njohur, Erolld Belegu, përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social facebook, ka renditur një listë këshillash për Qeverinë Kurti për t’u përballur me shpërthimin e rasteve të infektimeve me Covid.
Ai kërkon, mes tjerash, që të largohen të gjitha masat, por të implementohet strikt rregulli- shërbimi vetëm për personat e vaksinuar.
POSTIMI I PLOTË:
Një këshillë për Qeverinë e Kosovës për luftimin e Covid-19:
Vaksina ka mjaftë, nëse dikush nuk dëshiron të vaksinohet dhe dëshiron të rrezikojë vetveten dhe të tjerët, duhet ti ndalohet prania në ambiente ku qendrojnë njerëzit e ndërgjegjshëm që zbatojnë rekomandimet e OSHB-së dhe Qeverisë!
Këtë tash e bën e tëre bota, andaj Qeveria e Kosovës nuk ka çka me shpik! Vetëm duhet guxim e vendosmëri për zbatim dhe kontroll të masave. Nuk ka nevojë kot të angazhoj inspektorë e policë për zbatimin e orës policore e ndaljes së muzikave por t’i detyroj institucionet dhe gastronomet në verifikimin e hyrjes vetëm për personat e vaksinuar (që sot askush nuk e zbaton)!
Asnjë masë tjetër nuk është e nevojshme!