Beqaj: Ministria nuk është konsoliduar për shkak të buxhetit, synojmë krijimin e vendeve të punës

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 12:43 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësish, Besim Beqaj, paraqiti planin e ministrisë që ai drejton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Beqaj ndër të tjera njoftoi anëtarët e komisionit se pasi nuk kanë ende buxhet kjo ministri ende nuk është e konsoliduar, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kjo ministri synon mbështetjen e sektori privat në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës.

“Kjo ministri do të përgatis strategji do të monitoroj legjislacioni në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësish. Do të merret edhe me trajnime ne do të përkrahin agjensione të ndryshme por edhe organizatat”.

Por në këtë ministri kanë bërë gabim teknik gjatë hartimit të buxhetit.

“Kjo ministri do të jetë përgjegjëse për tërë aspektin legjislativ për bashkëpunimin nacional në fushën e inovacionit. Te buxheti për këtë vit ne e kemi bërë kërkesën është bërë një gabim teknik sepse është vetëm një pjesë e vogël. Në do të bashkëpunojmë me teknologjinë informative, por që të jenë në shërbim të ekonomisë”.

Anëtarët e komisionit nga ministri kërkuan sqarimin të mëtutjeshëm të fushës së veprimtarisë së kësaj ministrie.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se përveç se do të përkrah do të jetë edhe opozitë e kësaj ministrie në rastet kur duhet.

“Jemi në përkrahje të juaj njëkohësisht jemi zëri juaj por edhe në të kundërtën do të jemi këtu pasi roli ynë është edhe monitorues dhe do të jemi opozitë në momentin kur kërkohet të jemi opozitë”.

Të ngjashme