Berisha thotë se nga VV-ja s’ka pasur luftëtarë, reagon Konjufca duke i numëruar deputetët pjesëmarrës në luftë

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka replikuar me deputetin e PDK-së, Hisen Berisha, pasi ky i fundit tha se nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur deputetë që kanë qenë pjesë e luftës për liri, raporton Ekonomia Online.

“Kur po thuani se nuk keni qenë pjesë e asaj kategorie. LDK po e shoh 1, në VV po i shoh 5, në PDK po i shoh dy. Kështu që nuk bën me hy andej sepse ka shumë deputetë që ofendohen e që kanë qenë (në luftë). Nuk bënë hiç të flisni në këtë drejtim dhe mendoj që prej të gjitha grupeve parlamentare kanë qenë”, tha Konjufca.

Por sërish për këtë replikë ka reaguar deputeti i PDK-së, Hisen Berisha. Ai ka thënë se kategoria më e diskriminuar në Projektligjin për paga janë veteranët.

Berisha akuzoi deputetët e Vetëvendosjes se ka pasë shumë “shpërfaqje dhe tendenca për të mohuar vlerat e luftës dhe veteranët në veçanti”.

“Nëse keni komplekse nga fakti që s’keni qenë në periudhën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri që të jetë veteran i kësaj luftës, invalid apo familje dëshmori nuk është e denjë dhe e ndershme t’i luftoni këto vlera”.

Berisha në foltore të Kuvendit tha se kategoria e veteranëve duhet të ngritët dhe duhet bërë me përkujdesje.

“I keni dhënë pension social 170 euro dhe i pamundësohet të punojë askund tjetër. Pra, e keni shndërruar në një person të varfër dhe të pa dinjitet dhe kënd – njeriun më dinjitoz që e meriton të jetë njeriu më i respektuar në shoqërinë tonë. Mund të ciceroni sa të doni që jo e kanë bërë ata. Edhe atëherë edhe tash është keq. Keni ardhur me premtimin për ndryshim, urdhëroni bëjeni. Dhe mos e përdorni atë frazeologji që është bërë bajat “për 20 vite” se s’është e vërtetë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme