Bërnabiq: Serbia nuk do ta njoh Kosovën

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar nga Berlini se zgjidhja e çështjes së Kosovës është tek kompromisi, dhe për të kompromis është një pikë mes së cilës Kosova është Serbi dhe Kosovës shtet i pavarur që do të njihet nga Serbia.

“Kompromis është mes dy palëve. Por, nëse dikush insiston se Kosova është e pavarur dhe se Serbia do ta njeh, kjo nuk do të ndodhë, por Beogradi do të vazhdojë të insistojë se Kosova është Serbi”, deklaroi ajo në Berlin, në Forumin Evropian “Serbia në BE”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, përcjell lajmi.net.

Ajo theksoi se Kutia e Pandorës u hap 10 vite më parë kur Kosova shpalli pavarësinë pa llogaritur asnjë princip demokratik. “Ne mundohemi ta mbyllim por nuk është e lehtë. Nuk e di nëse do të jetë e mundur, do të dëshiroja të arrinim kompromis, dhe të gjithë së bashku të kthehemi nga e ardhmja”, shtoi Bërnabiq.

Ajo theksoi se Kosova nuk është rast i njëjtë me Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Slloveninë dhe Maqedoninë sepse ato ishin republika të njohura nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, kurse Kosova gjithmonë ka qenë pjesë integrale e Serbisë, përcjell lajmi.net.

Për më tepër, ajo theksoi se Kosova është çështje emocionale. Bërnabiq theksoi se Serbia sot është në një pozitë ndryshe nga ajo e disa viteve më parë, kryesisht falë presidentit Aleksandar Vuçiq i cili ka shfaqur gatishmëri për të hapur dialogun për Kosovën, rrugë nëpërmjet të cilës dëshirojnë ta zgjidhin këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme