Besa Shahini i reagon ashpër Vjosa Osmanit, e quan antipatriotike deklaratën e saj në BBC

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini ka reaguar ndaj deklaratës së u.d. të Presidentit Vjosa Osmani, ku gjatë një interviste për BBC tha se Kosova është vend i zhytur në krim dhe në korrupsion.

Kjo deklaratë e Osmanit, sipas Shahinit është popullsitë dhje anti-patriotike.

“Presidentja e Kosovës – përfaqësuesja më e lartë e vendit – tha për BBC-në, që problemi më i madh në Kosovë është “krimi dhe korrupsioni”. Përveçse e pavërtetë, kjo deklaratë është populiste dhe anti-patriotike”, ka thënë ajo.

Më tutje Shahini theksoi se deklarata e tilla janë si t’i “pështysh vetes në fytyrë”.

“Të flitet për krim dhe korrupsion në fushatë zgjedhore është e kuptueshme. Por, të përçohet diskursi i fushatës në media ndërkombëtare dhe të përshkruhet Kosova si vend i zhytur në krim e korrupsion, është të pështysh vetën në fytyrë, siç kanë bërë Basha e Meta shpesh me Shqipërinë për interesa vetjake elektorale. Kur e para e vendit prezanton gjithë gjeneratat paraardhëse politike si të korruptuara e të kriminalizuara, tingëllon mosbesues edhe cilësimi që ia bën vetes dhe Vetëvendosjës si të “pakorruptueshëm””, ka thënë më tutje ajo.

Postimi i plotë i saj:

Presidentja e Kosovës – përfaqësuesja më e lartë e vendit – tha për BBC-në, që problemi më i madh në Kosovë është “krimi dhe korrupsioni”. Përveçse e pavërtetë, kjo deklaratë është populiste dhe anti-patriotike.

Problemi kryesor për t’u diskutuar në media ndërkombëtare është fakti se Kosova nuk njihet si shtet nga rajoni, BE-ja dhe organizatat e tjera kryesore ndërkombëtare. Kjo pengon jo vetëm zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, por edhe imagjinatën se si mund të dilet nga izolimi dhe pabarazia me vendet e tjera të rajonit.

Të flitet për krim dhe korrupsion në fushatë zgjedhore është e kuptueshme. Por, të përçohet diskursi i fushatës në media ndërkombëtare dhe të përshkruhet Kosova si vend i zhytur në krim e korrupsion, është të pështysh vetën në fytyrë, siç kanë bërë Basha e Meta shpesh me Shqipërinë për interesa vetjake elektorale. Kur e para e vendit prezanton gjithë gjeneratat paraardhëse politike si të korruptuara e të kriminalizuara, tingëllon mosbesues edhe cilësimi që ia bën vetes dhe Vetëvendosjës si të “pakorruptueshëm”.

Të ngjashme