Besart Dreshaj emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po e kompleton kabinetin e tij qeveritar.

Pas emërimit të Muharrem Sfarqës si zëvendësminsitër i Ekonomisë dhe Ambientit, tani Hoti ka emëruar Besart Dreshajn si zëvendësminsitër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale.

Dreshaj ka qenë drejtor për Ubranizëm dhe Planifikim Urban dhe Mjedis në komunën e Istogut.

Ai po ashtu është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së. 

Të ngjashme