Bilall Kasami me telegram urimi për Albin Kurtin

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me anë të një telegrami uron qytetartë e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor këtu.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ishin të një rëndësie shumë të veçantë. Maturia e qytetarëve që ju drejtuan kutive të votimit dhe e gjithë aktorëve politikë dëshmuan se ndajnë vlera evropiane, duke organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike”.

“Fitorja bindëse e forcave opozitare në Kosovë tregoi se po vjen një frymë e re ndër shqiptarët, e cila besoj të vazhdojë edhe me një fitore të tillë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e ardhshme”.

“Në emrin tim personal dhe të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes BESA urojmë Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! për Fitoren e zgjedhjeve të së dielës. Shpresojmë kjo te jetë një Ditë e Re për Shqiptarët dhe Kosovën. Urime Kosovë”, kanë thënë  ata në telegram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme