Bilall Sherifi jep arsyet pse Zafir Berisha nuk do ta votojë Haradinajn

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 17:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka folur për arsyen që mund ta ketë çuar që Zafir Berisha të jetë kundër votimit të qeverisë Haradinaj.

Ai tha se Berisha ka hidhërim me Kujtim Gashin ministrin e ri të PDK-së në kabinetin e Haradinajt.

“Zafiri e ka idhnim me Kujtim Gashin. Nisma si propozon ministrat e askujt. Besoj që deri sa të vi momenti i votës ai do të jetë i gatshëm, për të mos votuar”.

Sherifi ka thënë se në seancë po bëhet lojë. Ai ka thënë se kërkesa e Konjufcës për mocion nuk ishte për votim por për ta rrëzuar Qeverinë e re.

“Nuk donin që të votonin po të rrëzonin Qeverinë Haradinaj”, ka thënë Sherifi.

 

 

Të ngjashme