Bulliqi iu bën thirrje kosovarëve të mos ndërtojnë stane të reja në zonën kufitare me Malin e Zi

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Disa stane të kosovarëve në zonën kufitare me Malin e Zi u rrënuan javën e kaluar nga autoritetet malaziase, në kohën kur ende nuk është bërë shënimi praktik në terren i kufirit.

Për këtë, kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me shtetin malazias, Shpejtim Bulliqi thotë se banorët nuk kanë arsye të frikësohen, sepse të drejtat sendore dhe pronësore do të definohen me marrëveshjen ndërshtetërore për kufi, raporton KTV.

Ai ka bërë thirrje që të mos ketë ndërtime të reja dhe çfarëdo aktiviteti që mund të shkaktojë tensione në këtë fazë.

Bulliqi thotë se pas formimit të grupit punues nga Kosova, pritet që, së shpejti, edhe Mali i Zi ta bëjë të njëjtën gjë.

Mali i Zi, javën e kaluar, e nisi rrënimin e staneve të kosovarëve në territorin e Malit të Zi.

KTV-ja e ka pyetur qeverinë malaziase, ndër të tjera, se kur do ta formojë grupin punues, por ajo nuk ka kthyer përgjigje gjatë të martës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme