Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Haxhiu: Mirëpresim diskutimin pas opinionit të Venecias

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se është i mirëpritur diskutimi në lidhje me të, tani që Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin për të.

“Ne si Ministri e Drejtësisë dhe si Qeveri e mirëpresim diskutimin pas opinionit të Venecias. Raportuesit janë fokusuar në fusha për ndryshime. Në opinion e komisionit ky projektligj është iniciativë e ministrisë së Drejtësisë. Ky aspekt është i rëndësishëm për Ministrinë e Drejtësisë. Po ashtu një projektligj i tillë është i pranueshëm nëse pranohet nga mekanizma të pavarur. Komisioni kërkon garanci të forta për t’i mundësuar byrosë t’i rezistojë çdo presioni politik. Besoj që të fokusohemi që të implementohet legjislacioni penal. Unë shpreh zotimin që jemi të pajtimit me rekomandimet që ka dhënë komisioni i Venecias për Byronë Shtetërore ta adresojmë”, tha ajo.

Të ngjashme