Bytyqi: Shumica e universiteteve publike s’e kanë standardin e UP-së, duhet të bëhet fizibiliteti i tyre

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 12:14 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nezir Çoçaj iu drejtua me pyetje parlamentare ministrit Shyqiri Bytyqi rreth deklaratës së tij lidhur me mbylljen e universiteteve publike dhe mbetjen të vetëm dy prej tyre.

“Në media ministri ka deklaruar se do mbeten dy universitete, njëri në rrafshin e Dukagjinit dhe ai i UP-së. Kjo është shqetësuese”.

Ministri Bytyqi nuk e pranoi që e ka dhënë këtë deklaratë, raporton Ekonomia Online.

“Nuk kemi deklaruar asnjëherë se do mbeten dy universitete, por kemi thënë se do formojmë një grup punues për të bërë fizibilitetin e këtyre dhe në bazë të raporteve të shohim se si do ndodh gjendja në terren në mënyrë që të rritet cilësia e arsimit në vend. Njëri plan do të jetë profilizimi i universiteteve publike”.

Sipas Bytyqit, është e ditur që jo të gjitha universitetet e kanë standardin e Universitetit të Prishtinës.

“Shumica e universiteteve nuk e kanë standardin e UP-së të gjitha e dini këtë, dhe është parë e nevojshme që të bëhet fizibiliteti për të parë gjendjen dhe për të ndërmarrë hapa”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme