Caktohet seanca për themelimin e Tribunalit për krimet serbe

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sot në ora 11:00 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca parlamentare për të vazhduar më tutje me jetësimin e procedurave të ardhshme për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Kryesia pritet që sot të caktoj seancë plenare për ditën e enjte ku pritet të themelohet edhe Komisioni Shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe.

Po ashtu në këtë mbledhje të Kryesisë do të diskutohen edhe propozimet e Veselit për ditën e gjenocidit, muzeun e gjenocidit si dhe memorialin e dëbimit.

Këtë, Veseli e kishte paralajmëruar në një intervistë javën e kaluar.

Të ngjashme