Çepuri: Rusia është e gatshme të ndihmojë rreth Kosovës

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Rusia është e gatshme për të ofruar bashkëpunim dhe ndihmë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kështu tha sot ambasadori rus në Beograd Aleksandar Çepurin për një takim që pati me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Siç ju tha Presidenti ynë (Vladimir Putin), nga ana jonë ekziston vullnet absolut për bashkëpunim dhe ndihmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje shumë të rëndësishme”, tha Çepurin.

Kjo deklaratë vjen tre ditë pas takimit që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati me homologun e tij rus, Vladimir Putin i cili u zhvillua në kuadër të ceremonisë së shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme