Çitaku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, është jetike

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO dhe se këtu nuk bëhet fjalë për prestigj por është esenciale.

Ajo ka thënë se hapi i parë për të arritur anëtarësimin në NATO është Partneriteti për Paqe (PfP).

“Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO, jo sepse ne duam të jemi anëtare e ndonjë klubi “VIP”. Këtu nuk bëhet fjalë për prestigj. Është jetike. Kosova duhet të jetë një partner i besueshëm dhe perëndimi duhet të mbajë fundin e negociatave. Ne do të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Partneriteti për Paqe (PfP) është hapi i parë”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një letre ka kërkuar nga presidenti amerikan Joe Biden, që SHBA të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Të ngjashme