Çollaku për dialogun: Në Bruksel ka zhgënjim – s’ka interesim të palëve për marrëveshje

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian, është shprehur se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është duke u përqendruar tek pika kryesore, ajo e njohjes reciproke.

Ai ka thënë se në Bruksel kanë shprehur zhgënjim lidhur me takimin e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Nga burimet e mia, në Bruksel janë të zhgënjyer me atë çfarë ka ndodhur në raundin e dytë, kërkesën për deklaratë paqeje dhe veprimin e dhurimit të librave. Qëllimi është të ketë diskutim serioz. Miroslav Lajçak ka thënë se kemi arritur aspak progres. Mendoj që strategjia e Kurtit është ruajtja e ‘status quo-s’ dhe marrja e një iniciative nga pala kosovare për ta hedhur në defansivë palën tjetër. Kjo nuk sjell asgjë në arritjen e qëllimit primar”, ka deklaruar Collaku në Rubikon.

“Jemi shumë larg së filluari së diskutuari për çështje si marrëveshja përfundimtare dhe po merremi me cështje tretësire. Nuk ka interesim për t’u arritur marrëveshja nga të të dyja palët dhe as nga ndërmjetësuesi. BE duke parë mungesën e vullnetit politik edhe ata kanë zgjedhur të jenë të kënaqur me këto takime. Nuk kemi parë premtime ose instentiva nëse arrihet marrëveshja”.

Çollaku ka theksuar se suksesi më i madh i procesit të dialogut për vitin 2021 do të jetë vetëm rinisja e këtij procesi.

Të ngjashme