Daçiq: Do ta kem të vështirë të mos punoj në tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se do të jetë e vështirë për të që të mos punojë në tërheqjen e njohjes së Kosovës, dhe theksoi se ai i tregoi të dërguarit amerikan Richard Grenell se Prishtina vazhdoi me fushatën për njohjen e pavarësisë.

Ai deklaroi për TV Prva se i tregoi Grenellit një letër dërguar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës që ia ka dërguar Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila sipas tij “ishte formuluar në një mënyrë të tillë që të jepte përshtypjen se marrëveshja e Washingtonit promovon njohjen e pavarësisë, sepse Izraeli e njohu Kosovën”.

Të ngjashme