Daka: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 32% e qytetarëve, votohet edhe me letërnjoftim të skaduar

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 15:40 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 32.32% apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues, raporton Ekonomia Online.

“Procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem.  Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga Qendrat e Votimit numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 32.32% apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues”.

Sipas saj, krahasuar me vitin e kaluar përqindja tash është më e madhe, ngase në vitin 2019 kishin votuar 29.28% e votuesve apo 554 mijë e 750 votues.

“Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29.28% e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues”.

“Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së, të cilës mund t’i referoheni”.

“Dua t’iu njoftoj gjithashtu se edhe raportimet që po bëhen nga mediet, jemi duke i trajtuar me seriozitet duke bashkëpunuar me institucionet tjera, Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës”.

Kur ka folur për votimin e të infektuarave me Covid-19 të shtrirë në Spitale, ajo tha se regjistrimi pi këtyre personave është bërë deri më 11 shkurt, raporton EO.

“Ju njoftoj se regjistrimi i personave te shtrirë nëpër institucionet shëndetësore ka qenë data 11 shkurt. Jemi të vetëdijshëm që pas kësaj date janë shtrirë persona tjerë, por kjo është procedurë”.

Ajo më tej ka sqaruar se në bazë të vendimit që ka marrë ky institucion votimi do tu lejohet të gjithë atyre që posedojnë letërnjoftim të skaduar.

“…8 anëtarë janë pro që të votohet me letërnjoftim të skaduar pasi që ka pasur probleme nga ministria për pajisur për shkak të pandemisë”.

E pyetur për votimin e organizuar në Mitrovicë të veriut ka thënë se nuk ka informatë për këtë dhe sa i përket numrit të votuesve deri më tani nuk ka ndonjë dallim me zgjedhjet paraprake.

Të ngjashme