Daka: Jam bërë shënjestër pasi jam grua, po të isha burrë do të ishte ndryshe

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se ka marrë kërcënime pas deklaratës së Glauk Konjufcës.

Ajo deklaroi se ka pranuar mesazhe me emër dhe mbiemër në Facebook, ndërsa tha se e ka kërcënuar edhe njëri prej anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.

“Jam bërë shënjestër pasi jam grua. Kjo është më e lehtë për ta. Po të isha mashkull situata do të ishte ndryshe”. Më së lehti është që faji t’i lihet Valdete Dakës”, ka thënë ajo në T7.

Glauk Konjufca ka deklaruar mbrëmë se Valdete Daka po dëshiron qëllimisht të eliminojë politikisht bartësin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme