Danielsson: Qëndrimi i BE-së është i prerë, ratifikojeni demarkacionin

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 11:30 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është i prerë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se luftimi i korrupsionit është shumë i rëndësishëm edhe për krijim e klimës për investimeve, por ky është edhe njëra prej kritereve për liberalizmin e vizave. Danielsson tha qëndrimi i BE-së është i qartë dhe përkrah versionin aktual.

“Pajtohem që është edhe një nga kriteret sa i përket udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Kur vijmë, këtu që e përmendet edhe çështjen e marrëveshjes së demarkacionit, kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen këto kritere, kjo shkon për Qeverinë e Kosovës dhe nga ana jonë zotimi është i qartë, kur këto të jenë kryer KE është e gatshme që të rekomandoj liberalizimin e vizave sapo të kryhen këto çështje”, ka thënë ai.

Danielsson ka thënë se Kosova ka perspektivë evropiane dhe për këtë do të ketë mbështetje e vazhdueshme të BE-së. Por sipas tij, Kosova do duhet të kryej reforma ne ekonomi arsim e fusha të tjera.

Danielsson ka përshëndetur miratimin në Kuvend të IPA-së.

Ndërrsa Haradinaj, ka thënë se në këtë takim fokusimi ishte në programin për reforma që fillon vitin e ardhshëm.

“Sot fokusimi ishte për programin në reforma ekonomike që fillon vitin e ardhshëm. Kishim nevojë për sugjerimet e Danielssonit dhe kjo tregon perspektivën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Haradinaj.

Të ngjashme