Dardan Molliqaj viziton Gjilanin, tregon programin bazë për një jetë të dinjitetshme

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka vizituar Gjilanin për të bashkëbiseduar me gjilanasit rreth sigurisë në vendin e punës, shëndetësinë publike universale, arsim cilësor.

Tutje, ai tha se me programin bazë, synojnë transformimin radikal të shoqërisë për një jetesë më të dinjitetshme, më të barabartë e më solidare për çdo qytetar të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot ishim në Gjilan për të bashkëbiseduar me gjilanasit rreth Bazës.

Siguri në vendin e punës, shëndetësi publike universale, arsim cilësor universal e tatime të reja e më të përshkallëzuara; Kështu, me programin Bazë, synojmë transformimin radikal të shoqërisë për një jetesë më të dinjitetshme, më të barabartë e më solidare për çdo qytetar të Kosovës.

Nesër do të vizitojmë qytetin e Vitisë.

Të ngjashme