Haziri për letrën e Gërvallës në KiE: Përse tinëz Presidentes

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e ka bërë një zotim për hartimin e një Drafti për Asociacionin pa koordinim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Haziri ka përmendur letrën e më hershme të dërguar nga Osmani, Konjufca e Kurti, dhe ka thënë se nëse krerët e shtetit s’janë të besueshëm, kush tjetër duhet të jetë.

Sipas Hazirit, kjo qeverisje “e ka zvarritur për tokë këtë Republikë, por mos na bëni të besojmë se Republika është e përkohshme deri në fund të majit”.

Postimi i plotë:

Përse letërzotimi dhe përse tinëz Presidencës?!

Kush mund të besojë që paska edhe këso qëndrimesh me adresu letër në ditën e anëtarësimit në KiE, në kohën kur Presidentja, Kryeministri dhe Kryetari Kuvendit e kanë nënshkruar letërzotimin pikërisht për KiE dhe pikërisht për anëtarësim?!

Përse ky letërzotim tash dhe përse tinëz Presidentes?

Kur këta eksponentë nuk janë të besueshëm, kush tjetër duhet të jetë?!

E keni zvarritur për tokë këtë Republikë, por mos na bëni të besojmë se Republika është e përkohshme deri në fund të majit. Për ju ndoshta, por për shqiptarët kjo Republikë themelet i ka hedhë me 2 korrik 1990 dhe me 17 shkurt ka finalizuar sovrantetin. Nuk lëvizin kurrë më poshtë, por vetën më lartë me miqtë e familjen europiane, në NATO, fqinjësi të mirë dhe marrëdhënie speciale dhe permanente me ShBA.

Të ngjashme