Tahiri viziton Thaçin në Hagë: I pathyer e me humor të mirë, më përcolli të fala për të gjithë ju

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelad Tahiri, ka vizituar sot ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se ish-presidenti është mirë me shëndet dhe ka besim në drejtësi, raporton Ekonomia Onlne.

“I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju”, ka thënë ndër tjera Tahiri.

Postimi i plotë:

Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet.

I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju!

Në ditët me shi e zymtësi, të fortë na mban besimi se dielli do të lind përsëri.

Të ngjashme