Deputetët bëjnë zhurmë derisa po fliste, Pacolli: Unë ndalem dhe nuk e marr më kurrë fjalën

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 12:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AKR-së, Behxhet Pacolli në seancën e sotme të Kuvendit ka filluar të flas për shkatërrimin e natyrës në Kosovë.

Ai tha se nuk i duken të rëndësishme zhurmat që po i bëjnë deputetët në Kuvend.

“Po e shoh që keni probleme mes vete këtu, e unë pak a shumë i du rezultatet, jam njeri i rezultateve, nuk sho rezultate nga kjo zhurmë që po bëhet këtu. Po i kthehem një problemi të tjetër, natyra e Kosovës, ky kopsht që perëndia e ka falur për neve, është duke u shkatërruar. Nuk e di a i bjen ndërmend dikujt nga Qeveria me diskutu për këtë gjë. Malet po shkatërrohen”, tha Pacolli.

Të njëjtit filluan që t’i reagojnë deputetë nga pozita.

“Është edukatë, unë nuk ju kam ndërhy”, tha fillimisht ai derisa vazhdoi të fliste për shkatërrimin e natyrës.

“Sic kemi pa edhe dje vërshimet në Prishtinë e rrethinë po e shkatërrojnë edhe këtë të mirë që perëndia e ka bo për ne, nuk e di a dilni prej Prishtinës me pa me çfarë brutaliteti”, shtoi Pacolli.

Megjithatë, pasi zhurmat nuk u ndaluan, ai e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se më nuk do ta merr fjalën në Kuvend.

“Unë po ndalem dhe nuk e marr asnjëherë fjalën”, përfundoi ai.

Të ngjashme