Deputetët e Listës Serbe u regjistruan në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë deputetët e Listës Serbe, të cilët morën më së shumti vota gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit dhe fituan të drejtën për të përfaqësuar komunitetin serb të Kosovës në Kuvendin e Republikës, janë regjistruar sot në listën e deputetëve të Kuvendit në Prishtinë, njëherit duke konfirmuar kështu mandatin e tyre, raporton KosovOnline.

Përfaqësues të Listës Serbe në legjislaturën e re, përveç bartësit të Listës Igor Simiqit janë edhe Zoran Mojsilloviq, Miljana Nikoliq, Sllavko Simiq, Ivan Todosijeviq, Jasmina Dediq, Verica Qeraniq, Millosh Peroviq, Branisllav Nikoliq dhe Lubinka Karaxhiq.

Parlamenti i Kosovës ende nuk është konstituua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme