Deputetët fillojnë të futen në sallën e Kuvendit

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 12:29 | Nga

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të futen në sallën e Kuvendit kur pritet të fillojë seanca në të cilën pritet të miratohet marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në sallë shihen deputetët e Vetëvendosjes si dhe disa nga deputetët e LDK-së, derisa deputetët e PDK-së ende nuk janë në sallë.

Ndërsa deputetët e Listës Srpska nuk shihen në sallë.

Në ora 11:30 pritet të fillojë seanca, në të cilën deputetët pritet të votojnë për demarkacionin me Malin e Zi.

Rendi i ditës së seancës së  sotme është rendi i ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës;

Koha për pyetje parlamentare;

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës;

Interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës;

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi;

Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015;

Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme