Deputetët kritikojnë komisionin për verifikimin e statusit të personave të dhunuar në luftë

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut pas debatit që pati lidhur me mos shqyrtimin e peticionit për bashkimin e Mitrovicës, ka diskutuar edhe për punën e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Anëtarët kritikuan punën që po bënë ky komision.

Deputetjae AAK-së,  Teuta Haxhiu, tha se puna e këtij komisioni nuk është serioze, pasi ka shumë vonesa. Ajo tha se është papërgjegjësi totale e komisionit ajo çfarë po bënë.

“Komisioni qeveritar për personat e dhunuar gjatë luftës, nuk janë fare serioz. Është papërgjegjësi totale e komisionit. Si komision erdhi një herë, edhe një shkresë”, tha ajo.

Haxhiu tha se në takimin që e kanë pasur, kanë marrë shumë ankesa, por që asnjë prej tyre nuk kanë dërguar një shkresë për t’u ankuar për kushtet në të cilat punojnë.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka shqyrtuar edhe kërkesën e organizatës “Avonet”, që rasti i vajzës nga Drenasi të kalojë në Gjykatën e Ferizajt.    

Kenan Gashi nga organizata “Avonet”, ka thënë se kjo kërkesë vije pasi Gjykata në Ferizaj, i trajton më prioritet këto raste.

“Për arsye se kjo gjykatë ka vënë në prioritet fushën e ngacmimeve dhe të dhunimeve”, tha ai.

Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, tha se si komision duhet të angazhohen që të sigurojnë një avokat për vajzën dhe sipas saj diçka tjetër nuk mund të bëjnë.

Deputeti i PDK-së, Shemsi Syla, ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.

“Unë mendoj që kjo është çështje e drejtësisë. Nuk e di sa është e ligjshme të merremi me këtë çështje”, tha ajo.

Të ngjashme