Deputetët vendosin mos t’iu ulin pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 15:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokurorëve dhe gjyqtarët të Kosovës nuk do iu ulen pagat e tyre.

Kjo pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës, votuan pro propozimit që të mos u preken pagat në sistemin e drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Me 48 vota për, 21 kundër dhe 7 abstenime ka kaluar amendamenti i propozuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Dispozitat e këtij ligji për paga, shtesa shpërblime, nuk zbatohen për funksionarin publik si, Gjyqtarin e Kushtetutës, gjyqtarin, prokurorin, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Prokurorial deri ën vitin 2022. Po ashtu ata nuk do të përfitojnë asnjë shtesë përveç pagës bazë. Pra të vazhdohet ende niveli aktual i pagave në Kosovë. Besoj që kujtdo që ia rrit pagën e pastaj ia zvogëlon është padrejtësi. Duhet ta kemi gjyqësorin prioritet, sundimi i ligjit duhet të jetë pa ndikime partiake. Nuk ka ndikim financiar e ka konfirmuar edhe Ministri Hamza”, ka thënë ai.

Përkrahje për këtë dha deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. Sipas tij, ministri i Drejtësisë, duhet të marr më shumë përgjegjësi.

“Parimin e mos diskriminimit ta kemi për të gjithë njëjtë. LDK dëshiron ta dëgjoj komisionin funksional se çfarë kanë menduar. Këta sigurisht e kanë pasur që t’i ulen pagat Qeverisë e kjo në mënyrë analoge ka ndikuar tek Gjyqësori. Ne jemi të përgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe LDK e përkrah Gjyqësori”, u shpreh Zemaj, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate, tha se ligji për paga ka ardhur në mënyrë të jashtëzakonshme nga PSD dhe si i tillë të tërhiqet fare.

“Gjykatësit do duhej ta kishim pagën shumë më të madhe se presidentit. Na s’jemi gati për këtë ligj. Me i pas gra na ligjit edhe ky ligj nuk do vinte në Kuvend. Kisha propozu me tërheqë krejt ligjin për paga. Sepse ky ligj ka ardh me kërkesë të jashtëzakonshme nga PSD sepse këto ligje bëhen në kushte të jashtëzakonshme dhe ka gabime në këto situata”, tha Zeka.

Se prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i kenë pagat e larta, tha edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

“Ne si VV duke marr parasysh që e kemi ditur këtë kemi propozuar amandamente për Gjyqësinë. Nëse amendamentet tona votohen nga ky Kuvend, s’ka nevojë për propozime tjera”, ka thënë ajo.

Përkrahje i kanë dhënë edhe Partia Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

�DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik,etj.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik, etj.

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme